Po shkëlqen te Liverpuli, Aleksander-Arnold hyn në librin “Guinness”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 17, 2019 | 17:39

Po shkëlqen te Liverpuli, Aleksander-Arnold hyn në librin “Guinness”

Talenti i Trent Aleksander-Arnoldit për të ndihmuar skuadrën e Liverpulit në sulm, i ka mundësuar mbrojtësit të djathtë që të hyjë në librin e rekordeve botërore “Guinness”.

Gines

21-vjeçari është vlerësuar zyrtarisht për numrin më të lartë të asisteve gjatë një sezoni të Premier Ligës (12) që dha për skuadrën e Jyrgen Klopit sezonin e shkuar, ku “reds”-at e humbën titullin për vetëm 1 pikë përballë Mançester Sitit. “Është një nder.

0_TrentAlexanderArnold

Kam dashur gjithnjë që të shtyj përpara dhe të ndihmoj skuadrën të krijojë sa më shumë shanse të jetë e mundur”, deklaroi mbrojtësi anglez për sajtin e klubit.

Trent-Alexander-Arnold-with-certificate-2_tcm25-595100

“Është natyrisht meritë e shokëve që e dërgojnë topin në rrjetë, sepse futbolli është një sport skuadre dhe pa ta, trajnerin dhe gjithë mbështetjen e tifozëve, ky rekord nuk do të ishte i mundur. Është një moment krenarie për mua dhe familjen time që bëhem pjesë e këtyre rekordeve. Shpresoj që ai të qëndrojë në fuqi për disa vite”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"