Po shkëlqen te Laçi, skuadra ku luan Selmani kërkon Nuabuezen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 24, 2020 | 12:24

Po shkëlqen te Laçi, skuadra ku luan Selmani kërkon Nuabuezen

Sulmuesi i Laçit, Kirian Nuabueze është duke bërë një sezon fantastik deri më tani, teksa ka shënuar plot 14 gola në kampionat.

kirian nuabueze

Këto paraqitje të mira kanë rënë në sytë e Cenk Laceli dhe Orhan Terzi, trajnerit dhe ndihmësit të tij të skuadrës turke Menemenspor, ku aktivizohet dhe portieri i Kombëtares, Gentjan Selmani.

Siç raporton “Yeni Asir”, Kirian Nuabueze është në listën e pëlqimeve të teknikut dhe ndihmësit të tij, që e duan lojtarin në skuadrën e tyre. Ata e kanë ndjekur nga afër sulmuesin dhe janë bindur për aftësitë e tij.

Menemenspor nuk është hera e parë që interesohet për lojtarët e Laçit, pasi kujtojmë që në skuadër kanë portierin e Kombëtares, Selmanin.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"