Po shkëlqen te Juventusi këtë sezon, Bajerni gati 100 milionë euro për yllin e bardhezinjve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 23, 2020 | 19:05

Po shkëlqen te Juventusi këtë sezon, Bajerni gati 100 milionë euro për yllin e bardhezinjve

Me Kai Haverc më pranë Çelsit, Bajerni po mendon për një lojtar tjetër. Sipas “Kicker”-it, ëndrra vazhdon të mbetet sulmuesi i Juventusit, Paolo Dibala. Argjentinasi po shkëlqen me kampionët e Italisë në këtë sezon duke u bërë një nga lojtarët më të mirë në kampin verdhezi.

DIBALA

Por ai mbetet të jetë një “fiksim” i vjetër i Karl Hainc Rumeniges, që shpeshherë është shprehur se ardhja e tij në Mynih do të ishte një nga goditjet më të mira të kampionëve të Gjermanisë.

Bajerni është i gatshëm të paguajë edhe 100 milionë euro për Dibalën, i cili mund nuk mund t’i thotë “jo” një aventure të re në Mynih duke parë edhe marrëdhënien jo të mirë me trajnerin Mauricio Sarri.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"