Po shkëlqen te Fenerbahçe, klubi francez dërgon në stadium skaut për të vëzhguar Muriqin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 8, 2019 | 21:44

Po shkëlqen te Fenerbahçe, klubi francez dërgon në stadium skaut për të vëzhguar Muriqin

Për ‘bomberin’ e Kosovës interesohet dhe klubi i famshëm francez Monako. Gazetari Injacio Genuardi zbulon se sfidën e fundit ku Muriqi realizoi dopietë ndaj Gençlerbirligit ditën e premte Fenerbahçe fitoi 5-2, kanë qenë të pranishëm skaut të klubit nga Principata e Monakos në stadiumin ‘’Ulker’’.

Muriqi

Muriqi ka joshur shumë ekipe të njohura të kontintentit, ndërsa ka shënuar deri tani 10 gola në 14 ndeshje me klubin turk, një përmirësim i dukshëm nga sezoni i kaluar me Rizesporin ku e mbylli me 17 gola në 34 sfida.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"