Po shkëlqen në Suedi, njihuni me talentin nga Tropoja që do të përfaqësojë Kosovën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 23, 2020 | 20:05

Po shkëlqen në Suedi, njihuni me talentin nga Tropoja që do të përfaqësojë Kosovën

Një lajm i bujshëm është duke qarkulluar në Kosovë. Futbollisti me origjinë nga Tropoja, Edi Sylisufaj do të përfaqësojë Kosovën. Lajmi është konfirmuar nga menaxheri i përfaqësueses U-21 të dardanëve, Zgjim Sorjeva, i cili ka zbuluar se Lorik Ademi dhe Edi Sylisufaj do të jenë pjesë e 21-vjeccarëve të Kosovës nga viti i ardhshëm.

Sylisufaj

Sulmuesi me origjinë shqiptare, i lindur në Suedi në 8 mars të vitit 2000, aktivizohet me skuadrën e Falkenbergs, teksa ka zhvilluar 8 ndeshje duke realizuar 3 gola me ekipin e parë.

Kështu, Sylisufaj bëhet shqiptari i parë i Shqipërisë, që do të luaj për Kosovën, pasi që mjaft shumë futbollistë nga Kosova kanë luajtur për Kombëtaren e Shqipërisë deri më sot.

Në një prononcim për “GazetaBlic Sport”, ai ka deklaruar që është shumë i lumtur dhe se do të luajë me shpirt dhe me zemër për Kosovën.

image-2

“Po ndjehem shumë mirë tek skuadra ime momentale në Suedi, e kemi një skuadër të mirë dhe shpresoj që të vazhdojmë ta japim maksimumin si në stërvitje ashtu edhe në ndeshjet që kemi. Nuk dua të ngutem me premtime dhe po e pres zyrtarizimin. Mirëpo në momentin që futem në fushë, do të luajë me shpirt e me zemër për shtetin tim, për familjen time dhe për të gjithë adhuruesit e futbollit atje” tha Sylisufaj për GazetaBlic Sport.

Ai konsiderohet si njëri ndër talentët me shumë perspektivë në Suedi që shumë lehtë mund të kalojë tek ndonjë skuadër e madhe evropiane nëse vazhdon me paraqitje të tilla.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"