Po shkëlqen në Spanjë, Levante “blindon” deri në 2022 shqiptarin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 23, 2018 | 19:21

Po shkëlqen në Spanjë, Levante “blindon” deri në 2022 shqiptarin

Enis Bardhi, që po shkëlqen në La Ligan spanjolle me Levanten, ka zyrtarizuar ditën e sotme rinovimin e kontratës me klubin, duke e shtyrë atë deri në vitin 2022.

enis bardhi levante

Klauzola e shqiptarit, i cili ka zgjedhur të përfaqësojë Maqedoninë, shkon në shifrën e 50 milionë eurove, në rast shitjeje. Negociatat prej kohësh kanë qenë të avancuara, por vetëm ditën e sotme ka ardhur edhe firma në kontratën e re.

“Jam shumë i kënaqur, ndihem mirë këtu, sidomos në muajt e fundit kam qenë si në shtëpinë time. Do të qëndroj për shumë vite tek Levante. I jam shumë mirënjohës të gjithë klubit për mikpritjen dhe mënyrën se si më kanë trajtuar që kur kam ardhur” – deklaroi Bardhi pas rinovimit.

Me fanellën e Levantes Bardhi ka shënuar 10 gola në 38 ndeshje, madje në sezonin e kaluar ishte i dyti pas Lionel Mesit për gola me anë të goditjeve të dënimit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"