Po shkëlqen në Spanjë, Arsenali nis ofertë për futbollistin shqiptar. E kërkojnë edhe në Serinë A

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 29, 2020 | 16:06

Po shkëlqen në Spanjë, Arsenali nis ofertë për futbollistin shqiptar. E kërkojnë edhe në Serinë A

Enis Bardhi është duke shkëlqyer me Levanten në La Liga, ku në 28 ndeshje të zhvilluara këtë sezon, ka shënuar 4 gola dhe ka dhënë 4 asiste.enis bardhi

Pikërisht për këtë arsye, në drejtim të futbollistit shqiptar i cili përfaqëson Maqedoninë e Veriut, kanë ardhur edhe disa oferta. Sipas “Onda Cero”, Arsenali është një nga klubet e interesuara për Bardhin, për të cilin thuhet se ka nisur edhe një ofertë.

Arteta e pëlqen shumë mesfushorin me tipare sulmuese dhe e do në ekipin e tij për sezonin e ardhshëm.enis

Gjithashtu në gjurmët e lojtarit është vënë edhe Fiorentina, që gjithashtu e pëlqen shumë lojtarin dhe janë të gatshëm të bëjnë një sakrificë për ta marrë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"