Po shkëlqen në Serie A, tifozët vlerësojnë Kumbullën. Mbrojtësi vendoset përkrahë më të mirëve të historisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 28, 2020 | 23:51

Po shkëlqen në Serie A, tifozët vlerësojnë Kumbullën. Mbrojtësi vendoset përkrahë më të mirëve të historisë

Marash Kumbulla është duke zhvilluar një sezon shumë të mirë në Serie A këtë sezon, teksa po shkëlqen me Helas Veronën.kumbulla milik

Pikërisht për shkak të paraqitjeve të shkëlqyera, mbrojtësi ka tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha që e duan atë në ekipet e tyre përkatëse. Megjithatë një vlerësim shumë të madh 20-vjeçari e ka marrë edhe nga tifozët e Helas Veronës.

Këta të fundit, në një sondazh të bërë nga “CalcioHellas”, kanë zgjedhur 20 lojtarët më të mirë në histori të klubit, teksa përkrahë tyre është përzgjedhur edhe Kumbulla. Një vlerësim ky shumë i madh për talentin shqiptar, i cili që në një moshë shumë të re, është pjesë e më të mirëve në histori të klubit të veronez.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"