Po shkëlqen në Greqi, klubi shtyn talentin shqiptar të luajë për kombëtaren helene

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 15, 2021 | 23:50

Po shkëlqen në Greqi, klubi shtyn talentin shqiptar të luajë për kombëtaren helene

Talenti shqiptar, Mario Mitaj, ka djegur etapat, teksa që në moshë të re, ka arritur të aktivizohet me skuadrën e parë të AEK-ut në Greqi.

mitaj-sot

Paraqitjet e shkëlqyera të mbrojtësit 17-vjeçar me skuadrën e të rinjve, ka bërë trajnerit e AEK-ut, që ta grumbullojë me ekipin e parë, ku është aktivizuar në 7 ndeshje dhe ka shkëlqyer, duke dhënë edhe 2 asiste.

Në nëntor të vitit të kaluar, Mitaj bëri debutimin e tij me Shpresat e Shqipërisë dhe tashmë në Greqi duan ta bindin që të luajë me kombëtaren helene.

Sipas raportimeve të mediave greke, thuhet se te AEK-u po tentojnë ta bindin mbrojtësin shqiptar, që të zgjedhë kombëtaren e Greqisë. Gjithashtu thuhet se gjithçka është në dorën e babait të lojtarit dhe do e thotë ai fjalën e fundit, se me cilën kombëtare do të luajë Mitaj.

1

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"