Po shkëlqen në Gjermani, Reali tenton të blindojë futbollistin e tij

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 21, 2020 | 16:41

Po shkëlqen në Gjermani, Reali tenton të blindojë futbollistin e tij

Mbrojtësi i djathtë i Real Madridit, i cili është huazuar prej 2 vitesh te Borusia Dortmundi Ashraf Hakimi ka marrë së fundmi një ofertë nga klubi mëmë.

66G_Hakimi_Bayern_bvbnachrichtenbild_regular

Sipas mediave spanjolle, raportohet se “Los Blancos” i kanë ofruar një kontratë të re 4-vjeçare futbollistit maroken. Klubi madrilen dëshiron që të zgjase dhe me 4 vite kontratën e futbollistit deri në vitin 2025.

Ky vendim i 13-herë kampionëve të Europës vjen në kohën kur Hakimi theksoi se nuk ndihet i sigurtë nëse do të kthehet pas përfundimit të huazimit në Spanjë. Ndërkohë, Bajern Mynihu është një tjetër skuadër që interesohet për 21-vjeçarin.

Zidan po planifikon që Reali të shesë në verë mbrojtësin tjetër të djathtë Alvaro Odriozolën, i cili është huazuar deri në fund të sezonit te Bajern Mynihu.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"