Po shkëlqen në Bjellorusi, Bakaj rinovon kontratën me Shaktjorin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 5, 2018 | 20:08

Po shkëlqen në Bjellorusi, Bakaj rinovon kontratën me Shaktjorin

Elis Bakaj duket se nuk ka ndërmend të largohet nga kampionati bjellorus. Lojtari shqiptar tashmë ka arritur zyrtarisht një marrëveshje me skuadrën e tij, Shaktjor Soligorsk për të rinovuar kontratën. Bakaj u ble nga skuadra e Kukësit për një vlerë prej 120 mijë eurosh dhe duket se me paraqitjet e tij ai ka justifikuar shumën e paguar për të.

bakaj-678x381

Skuadra e tij ndodhet në vendin e dytë në kampionat teksa duhen dhe tre ndeshje që të përfundojë. Kështu një nga objektivat e klubit, pra arritja e zonës që i siguron pjesëmarrje në Europë është arritur. Nuk bëhet e ditur se për sa kohë ka rinovuar, por së shpejti klubi i tij do e zbulojë edhe këtë “mister”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"