Po shkëlqen në Angli, ish-presidenti i Bazelit: Ja si e zbuluam Salahun

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 4, 2018 | 18:53

Po shkëlqen në Angli, ish-presidenti i Bazelit: Ja si e zbuluam Salahun

Daily Telegraph” ka sjellë një intervistë të rrallë për hapat e parë të Mohamed Salahut në futbollin europian. Ishte pikërisht ish-presidenti i Bazelit, Bernhard Hojsler, i cili e zbuloi sulmuesin egjiptian në një miqësore të skuadrës zvicerane dhe Kombëtares U-23 të Egjiptit në vitin 2012.

salah

“Pamë një yll në ngjitje atë mbrëmje”, kujton Hojsler. “Pas ndeshjes e pyetëm menjëherë nëse mund të bënte disa prova me ne. Ishte fantastike që ai pranoi menjëherë”. Por a mendon ai se Liverpuli është maksimumi i karrierës së 25-vjeçarit, me Realin dhe Barcelonën që e ëndërrojnë? “Nuk më takon mua ta them këtë, por Salah ka ditur gjithnjë të marrë vendimin e duhur në kohën e duhur”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"