Po shkëlqen me Veronën në Serinë A, klubi italian interesohet për Rrahmanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 1, 2019 | 10:34

Po shkëlqen me Veronën në Serinë A, klubi italian interesohet për Rrahmanin

Verona ka një nga mbrojtjet me të mira në Serinë A deri më tani dhe padyshim që një meritë të madhe kanë Marash Kumbulla dhe Amir Rrahmani.

RRAHMANI BALOTELI

Të dy shqiptarët po bëjnë shumë mirë deri në këtë pikë të sezonit dhe kanë rënë në sytë e disa ekipeve të mëdha të Serisë A. Nëse për Kumbullën, ka shfaqur interes Juventusi apo edhe Napoli, nuk mbetet pas edhe Rrahmani.

Siç raporton “Calciomercato.com”, Napoli është interesuar për ish-futbollistin e Partizanit dhe Dinamos së Zagrebit që është rritur profesionalisht dhe po shkëlqen në Itali, por edhe me kombëtaren e Kosovës.

25-vjeçari ka një fizik dhe personalitet të fortë, që i jep mundësinë të jetë deçiziv për ekipin e tij.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"