Po shkëlqen me Verderin, flet Altin Lala: Rashica vlen 38 milionë euro nëse kalon tek…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 20, 2020 | 12:15

Po shkëlqen me Verderin, flet Altin Lala: Rashica vlen 38 milionë euro nëse kalon tek…

Milota Rashica është një nga lojtarët më të mirë te Verder Bremeni, teksa në shumë ndeshje ka rezultuar vendimtar për ekipin e tij.1582050611_milot-rashica-werder-bremen-1580853338-31168

Pikërisht paraqitjet e lojtarit nuk kanë kaluar pa u vënë re nga ekipet e mëdha, teksa Liverpuli dhe Dortmundi e ndjekin prek kohësh yllin e Kosovës.

Në një intervistë të dhënë së fundit, menaxheri i lojtarit, Altin Lala, i cili e thekson nëse sulmuesi kalon në një kampionat tjetër përveç atij gjerman  shuma e tij është 38 milionë euro dhe ekipet që e duan duhet të paguajnë këtë çmim për ta marrë. “Askush nuk e di të ardhmen e Rashicës në këtë moment.847765_1_articledetail_120507-spor-3-lala3-jpg

Si fillim do të shikojmë si do përfundojë kampionati. Klubet kanë humbje të mëdha financiare. Nëse Rashica transferohet në ndonjë klub italian, anglez, spanjoll apo francez, atëherë kushton 38 milionë euro.”, u shpreh Lala.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"