Po shkëlqen me Partizanin, sulmuesi grumbullohet nga ekipi kombëtar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 6, 2019 | 14:15

Po shkëlqen me Partizanin, sulmuesi grumbullohet nga ekipi kombëtar

Sulmuesi i Partizanit Brajan Braun, është do të jetë pjesë e kombëtares së Xhamajkës, për ndeshjet e tetorit.brajan braun

Xhamajka do të përballet me Aruba-n, në 13 dhe 16 tetor, në ndeshjet e vlefshme për Konkakaf Liga e Kombeve. Pikërisht për këto dy ndeshje, Xhamajka ka vendosur që të përfshijë në listën e lojtarëve të grumbulluar, edhe sulmuesin e Partizanit. Lojtari u afrua te të kuqtë në merkaton e verës, teksa në ndeshjen me Kukësin në Superkupë arriti të shënojë tre gola shumë të bukur.

Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, klubi i kuq i uron futbollistit shumë suksese dhe një përfaqësim pozitiv me ekipin përfaqësues.PRTZ

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"