Po shkëlqen me Menemenspor, Selmani drejt kampionatit të madh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 6, 2020 | 15:44

Po shkëlqen me Menemenspor, Selmani drejt kampionatit të madh

Portieri shqiptar, Gentian Selmani ka përfunduar në radarët e Koniasporit dhe sezonin e ardhshëm mund ta shohim duke luajtur në Superligën Turke.

Selmani

22 vjeçari shqiptar luan aktualisht me skuadrën e Menemensporit në kategorinë e dytë, me të cilën ka arritur të gjejë një vend fiks në formacion, siç e tregojnë qartë edhe shifrat teksa ka luajtur 28 ndeshje.

Koniaspori nga ana tjetër po shqyrton mundësinë e forcimit të portës, prandaj dhe ka hedhur sytë te i riu i talentuar shqiptar, që konsiderohet një investim për të ardhmen.

Gardiani 1.88 cm i gjatë ka kontratë me Menemensporin deri në vitin 2021 dhe për të marrë shërbimet e tij, Koniaspori duhet të mposhtë skuadra të tjera të Superligës turke që kanë shfaqur interes për shqiptarin.

 

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"