Po shkëlqen me Laçin, futbollisti i kurbinasve: Ëndërroj kombëtaren, kam bërë tifo për Tiranën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 6, 2020 | 20:16

Po shkëlqen me Laçin, futbollisti i kurbinasve: Ëndërroj kombëtaren, kam bërë tifo për Tiranën

Laçi është një nga skuadrat model në vitet e fundit, për sa i përket besimit dhe hapësirave që u jep lojtarëve me moshë të re. Në përgjithësi ka rezultuar një strategji e goditur dhe fitimprurëse për kurbinasit. Julian Shehu është një nga lojtarët më të mirë dhe të spikatur te Laçi, i cili është shprehur se dëshiron të kalojë jashtë, por të ardhmen e tij e ka lënë në dorë të menaxherëve. 21-vjeçari e tregoi veten një vit më parë me Kastriotin në Superiore, duke qenë edhe pjesë e ekipit Shpresa dhe Laçin e shikon si një trampolinë për të bërë hapin e madh në karrierën e tij.

julian shehu laci

Në një prononcim për “SuperSport”, Shehu është shprehur se ka ëndërr të luajë për Kombëtaren, teksa ka zbuluar se është edhe një tifoz i Tiranës.

“Të ardhmen time e kam lënë në dorën e menaxherëve dhe do vendosin ato për gjithçka. Sezonin e nisëm keq dhe jemi të lumtur me vendin e tretë në tabelën e renditjes. Nga Kupa jemi eliminuar dhe mund të shkojmë në Kupat e Europës nga vendi i tretë. Ndër objektivat personalë është edhe të luaj jashtë. Është shumë e vështirë dhe duhet punë, por kjo mbetet një sfidë për të gjithë. Shpresoj që ta arrij Kombëtaren, pasi si çdo futbollist e kam ëndërr edhe unë.

Titulli kampion? Jam nga Tirana dhe kur kam qenë i vogël kam bërë pak tifo për bardheblutë. Për titullin gjithçka është e hapur dhe pse të mos e fitojë Laçi”, u shpreh mesfushori i skuadrës kurbinase, Julian Shehu.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"