Po shkëlqen me Italinë në EURO 2020, Juventusi gati ofertën për ish-futbollistin e Milanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 20, 2021 | 23:21

Po shkëlqen me Italinë në EURO 2020, Juventusi gati ofertën për ish-futbollistin e Milanit

Do të jetë një javë intensive kjo për Juventusin për blerjen e Manuel Lokatelit.

lokateli

Sipas asaj që shkruan e përditshmja sportive italiane “La Gazzetta dello Sport”, bardhezinjtë kanë vendosur të krijojnë një ofertë për ish-futbollistin e Milanit aktualisht tek Sasuolo që po shkëlqen me paraqitjet e tij në EURO 2020 me fanellën e Italisë.

Skuadra nga Rexhio-Emilia e vlerëson mesfushorin 60 milionë euro, por Juventusi arrin deri tek 30 milionë euro plus ndonjë lojtar të ri që mund të përfshihen në shkëmbim, si Rafia, Da Grasa apo edhe Feliks Korreira.

Me kombëtaren italiane Lokateli u aktivizua deri më tani në dy ndeshje nga ku realizoi dy herë ndaj kombëtares së Zvicrës. Ndërsa me fanellën e Sasuolos, 23-vjeçari u aktivizua në 34 ndeshje ku realizoi 4 gola dhe dhuroi 3 asist.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"