Po shkëlqen me fanellën e Tiranës, mesfushori bardheblu monitorohet nga Kombëtarja shqiptare

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 26, 2021 | 14:52

Po shkëlqen me fanellën e Tiranës, mesfushori bardheblu monitorohet nga Kombëtarja shqiptare

Vesel Limaj po shkëlqen në këtë fillim sezoni me skuadrën e Tiranës, teksa mbrëmjen e djeshme ka realizuar dhe golin ndoshta më të rëndësishëm për vetë emocionet e duelit, në derbin e kryeqytetit ndaj Partizanit me penallti, duke i dhënë kështu triumfin bardhebluve ndaj rivalëve të kuq.

VESEL LIMAJ

Sipas asaj që shkruajnë mediat kosovare, mesfushori thuhet se është në monitorim të vazhueshëm nga Kombëtarja shqiptare, i cili 24-vjeçari mund edhe të marrë një ftesë nga Edi Reja së shpejti.

Limaj aktualisht ëshzë aktivizuar në total me Tiranën në 5 sfida nga ku ka realizuar 2 gola. Më parë 24-vjeçari ka mbajtur veshur edhe fanellat e Kukësit, Bylisit, Hornit dhe ekipit të dytë të Hamburgut.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"