Po shkëlqen me fanellën e Interit, dy skuadrat spanjolle ishin gati të firmosnin me Lautaro Martinezit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 10, 2019 | 8:53

Po shkëlqen me fanellën e Interit, dy skuadrat spanjolle ishin gati të firmosnin me Lautaro Martinezit

Lautaro Martinez është padyshim një nga lojtarët më premtues të Interit të Kontes, që duket se po rikthehet aty ku i takon.

Lautaro

Argjentinasi ka bindur me Spaletin sezonin e shkuar dhe vazhdon ta bëjë këtë gjë edhe me Konten. Duke parë formën e tij të shkëlqyer, në Spanjë tashmë janë penduar për faktin se nuk e kanë blerë lojtarin.

Siç raporton “fichajes.net”, Lautaro ishte shumë pranë akordit me dy skuadra në Spanjë, Atletikon dhe Valencian.

Të dyja klubet nuk “rrezikuan” për të blerë një lojtar që vinte nga Amerika Latine dhe në fund të tratativa hezituan duke prishur gjithçka.

Tashmë Interi mund të ndihet me fat që ka një lojtar të tillë në përbërjen e vet, i cili dita ditës tregon se ka çdo cilësi për t’u bërë lider.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"