Po shkëlqen me ekipin U-21, sulmuesi nigerian i Bylisit gati për sfidë ndaj Tiranës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 24, 2020 | 13:44

Po shkëlqen me ekipin U-21, sulmuesi nigerian i Bylisit gati për sfidë ndaj Tiranës

Bylisi do të përballet nesër me Tiranën dhe fill pas humbjes me korçarët ballshiotët kanë nisur që të mendojnë për transfertën me bardheblutë. Natyrisht qe dëshpërimi në kampin mallakastriot ka qenë i madh për disfatën që Bylisi pësoi me skuadrën korçare, por edhe për rastet e shpërdoruara.

laval

Ballshiotët kanë vetëm 2 pikë në fakt, një me Laçin në Ballsh dhe një në Fier me Apoloninë. Ballshiotët kanë zhvilluar ndeshje të mira, duke shpërdoruar shumë raste, ndërsa trajneri Veljko Dovedan ka pohuar se skuadrës së tij i nevojitet një sulmues goli. Por, në Ballsh e kanë sulmuesin gati dhe bëhet fjalë për nigerianin Kudusi Laval, një futbollist me eksperiencë edhe si shënues në kampionatet e mëparshme.

Ky i fundit erdhi me shumë bujë në Ballsh, afro dy muaj më parë, por që nuk ka luajtur në takimet zyrtare edhe për faktin se ai u dënua nga Komisioni i Disiplinës, pas incidentit që ndodhi mes tij dhe një lojtari të Albpetrolit gjatë një miqësoreje të zhvilluar në qytetin e Patosit gjatë periudhës përgatitore.

Laval është provuar dje edhe në ndeshjen e U-21 dhe ka realizuar dy gola madje ndaj Turbinës dhe qëllimi ka qenë motivimi për ta pasur gati për ndeshjen ndaj kryeqytetasve, ndërsa mallakastriotët kanë vuajtur shumë në vijën e parë, teksa mund të jenë skuadra që shpërdoron më shumë raste në Superiore. Bylisi U-21 është duke pasur një ecuri mjaft të mirë e madje në gjirin e vet ka edhe lojtarë të rinj të talentuar nga rrethet.

ERJON SALIU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"