Po shkëlqen me Bajernin, dy Mançesterët hidhen në sulm për yllin bavarez

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 7, 2021 | 9:13

Po shkëlqen me Bajernin, dy Mançesterët hidhen në sulm për yllin bavarez

Kingslei Koman është shndërruar brenda pak vitesh në një prej liderëve të Bajernit të Mynihut, pasi Pep Guardiola vuri bast për të, duke ia “rrëmbyer” Juventusit në verën e vitit 2015 për shifrën e 28 milionë eurove.
koman bajern
Dhe, që atëherë, sulmuesi anësor francez ka folur me vepra në fushë, madje duke vulosur edhe finalen e Champions-it 2020 ndaj PSG-së. Koman, edhe pse vetëm 24-vjeçar, i ka ngjitur shpejt shkallët e karrierës dhe tashmë ka tërhequr rreth vetes gjithë vëmendjen e klubeve të tjera të mëdha të Europës. Së fundmi, nga Anglia theksojnë se Mançester Junajtid, por edhe Mançester Siti, janë gati që të hidhen në sulm për të, me një ofertë prej 55-60 milionë eurosh, duke kujtuar se francezit kontrata me Bajernin i skadon në vitin 2023.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"