Po shkëlqen me Ajaksin, Mesi fton djalin e legjendës holandeze tek Barça

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 2, 2018 | 21:45

Po shkëlqen me Ajaksin, Mesi fton djalin e legjendës holandeze tek Barça

Xhastin Klajvert doli hapur: “Ëndrra ime është të luaj për Barcelonën”. Talenti 18-vjeçar që po shkëlqen te Ajaksi është djali i ish-sulmuesit katalanas dhe i Kombëtares së Holandës, Patrik Klajvert, i cili ashtu si babai i tij po tërheq shumë vëmendje dhe po shprehet në fushë e gola.

xhastin klaivert

Për të, interesimi i disa prej klubeve të mëdha të Europës është shumë i madh, me Zhoze Murinjon, i cili ka formuluar një ofertë serioze për ta afruar në Angli. Por ndërkohë, duket se talenti i Xhastin Klajvertit është vlerësuar edhe nga Lionel Mesi, ylli i Barcelonës, i cili duke iu referuar burimeve të revistës “Don Balon”, e ka telefonuar sulmuesin atë dhe i ka garantuar transferimin në “Kamp Nou”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"