Po shkëlqen me skuadrën e tij, sulmuesi i kombëtares kuqezi drejt kalimit te Dinamo e Zagrebit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 12, 2020 | 21:14

Po shkëlqen me skuadrën e tij, sulmuesi i kombëtares kuqezi drejt kalimit te Dinamo e Zagrebit

Albion Ademi është duke bërë një start fantastik në Finlandë me skuadrën e Mariehamn. Sulmuesi i Kombëtares U-21 së fundmi raportohet në mediat helvete se është pjesë e planeve të skuadrës së Dinamos së Zagrebit, e cila është duke negociuar me ekipin e tij për shërbimet e shqiptarit.

Ademi-1-1

Ademi deri më tani ka bërë një nisje të jashtëzakonshme të sezonit, teksa ka shënuar 12 gola. Në 13 ndeshjet e zhvilluara deri më tani, 21-vjeçari ka realizuar dy herë dopieta personale.

Ademi kryeson listën e golashënuesve në Finlandë, teksa krahas 12 golave ka arritur të japë edhe 3 asiste për shokët e skuadrës. Ademi ishte në listën e Kombëtares U-21 në grumbullimin e fundit për ndeshjet ndaj Austrisë dhe Andorrës, por nuk u lejua nga klubi për shkak të situatës së pandemisë dhe frikës për “COVID”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"