Po shkëlqen këtë sezon në Serinë A, Verona ofron Kumbullën për një lojtar tjetër shqiptar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 15, 2019 | 22:29

Po shkëlqen këtë sezon në Serinë A, Verona ofron Kumbullën për një lojtar tjetër shqiptar

Valon Berisha nuk po kalon një formë të mirë të Lacio, dhe në merkaton e janarit me shumë mundësi do të largohet nga të kaltrit.valon berisha

Megjithatë aventura e mesfushorit mund të jetë përsëri në Serinë A, pasi një tjetër skuadër italiane interesohet për të marrë shërbimet e tij.

Sipas asaj që shkruan “Corriere dello Sport”, futbollisti pëlqehet shumë nga Helas Verona, të cilët do të përpiqen ta transferojnë në janar.

Madje sipas të njëjtit burim, thuhet se Verona po mendon të fusë në marrëveshje edhe mbrojtësin tjetër shqiptar Marash Kumbulla në marrëveshje, për të mbërritur te Berisha.marash kumbulaaa

Kumbulla po kalon një formë të shkëlqyer në këtë sezon, dhe një kalim te Lacio do të ishte i mirë për lojtarin, por edhe për klubin kryeqytetas, të cilët do të kishin në organikën e tyre një futbollist me të ardhme të madhe.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"