Po shkëlqen këtë sezon me fanellën e Milanit, Kesi përfundon në “radarët” e klubit të madh europian

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 8, 2021 | 15:43

Po shkëlqen këtë sezon me fanellën e Milanit, Kesi përfundon në “radarët” e klubit të madh europian

Fronk Kesi është një nga lojtarët më mirë të Milanit në këtë sezon, ku përveçse është një element i pazëvendësueshëm në mesfushën e kuqezinjve, por lojtari nga Bregu i Fildishtë është një lider absolut në formacionin e Stefano Piolit.

Kesi goli

Prezencat e fundit të 24-vjeçarit kanë bërë që Kesi të përfundojë në “radarët” e disa klubeve të mëdha europiane. Sipas asaj që raporton “La Repubblica”, Kesi i cili është në skadencë kontrate në vitin 2022, ka përfunduar në shënjestrën e Real Madridit dhe disa klubeve britanike.

Kesi me fanellën e Milanit në këtë sezon është aktivizuar në të gjitha kompeticionet në total në 36 ndeshje ku ka arritur të shënojë në 10 gola.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"