Po shkëlqejnë në Kroaci, Uzuni dhe Mersinaj marrin tjetër vlerësim pozitiv

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2019 | 10:57

Po shkëlqejnë në Kroaci, Uzuni dhe Mersinaj marrin tjetër vlerësim pozitiv

Dy lojtarët shqiptarë, Myrto Uzuni dhe Jon Mersinaj, që luajnë për Lokomotivën e Zagrebit në Kroaci, janë përfshirë në formacionin më të mirë të javës.

lokomotiva

Myrto Uzuni jo vetëm është përfshirë në formacionin më të mirë të javës, por është shpallur dhe lojtari më i mirë, siç bën me dije “Telesport.hr”.

Lojtari i Kombëtares shënoi gol dhuroi dhe një asist duke qenë deçiziv për skuadrën e tij.

uzuni

Ndërkaq edhe Jon Mersinaj, ish-lojtari i Laçit është përfshirë në formacionin e javës, pasi një fundjavë bëri një paraqitje shumë të mirë.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"