“Po shkatërron dy vitet më të mira të karrierës”, ikona e Liverpulit fundos Mane: Te Bajerni do ulet në kolltuk e do ndezë puron

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 18, 2022 | 22:26

“Po shkatërron dy vitet më të mira të karrierës”, ikona e Liverpulit fundos Mane: Te Bajerni do ulet në kolltuk e do ndezë puron

Lamtumira e Sadio Mane nga Liverpuli po afron dhe shumëkush ka mbetur i çuditur nga zgjedhja e sulmuesit senegalez për të lënë anglezët në mënyrë që të transferohet te Bajern Mynih. Ish-sulmuesi i Liverpulit, Din Saunders, është ndër ata që nuk e kuptojnë një zgjedhje të tillë të yllit të sulmit të të kuqve dhe nuk gjen shpjegim pse Mane vendosi të ndryshonte kështu karrierën e tij.

mane

“Nuk kam asgjë kundër Bajernit, është një klub i madh, pro kampionati nuk përbën asnjë lloj sfide për Mane. Ai do të shënojë gola atje, ata fitojnë 5-0 çdo javë, vetëm një skuadër mund ta fitojë atë kampionat.

Nuk është një sfidë. Ai do të ulet në kolltuk, do të ndezë një puro, do të luajë për Bajernin me marsh të tretë dhe do të kalojë kohën për dy vite dhe të shkatërrojë dy vitet më të mira të jetës së tij si futbollist.

Nëse në fund të karrierës do të të thotë ‘eja dhe shiko dollapin tim të trofeve’, medaljet e fituesit të kampionatit gjerman do të jenë diku mbrapa. Nuk më besohet që po lë Liverpulin, nuk e di se si shkuan gjërat deri këtu. Ai është 30 vjeç dhe mendoj se për të gjithë periudhën e tij në këtë klub, në 5 muajt e fundit ai ka luajtur futbollin më të mirë, ishte i pandalshëm me raste”, tha Saunders.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"