Gega zhvillon stërvitjen e parë me Kukësin: Kam marrëdhënie të mira me lojtarët e Partizanit, po shikojmë futbollistë nga…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 6, 2020 | 23:24

Gega zhvillon stërvitjen e parë me Kukësin: Kam marrëdhënie të mira me lojtarët e Partizanit, po shikojmë futbollistë nga…

Skënder Gega ka zhvilluar ditën e sotme stërvitjen e parë me Kukësin. Trajneri është prezantuar me lojtarët, të cilët tani do i ketë nën urdhrat e tij. Gjithashtu Gega foli edhe për mediat nga kompleksi “Football Republic” ku po zhvillon stërvitje skuadra verilindorë, para se të largohen në drejtim të Tropojës, ku edhe do vazhdojnë stërvitjen para ndeshjeve të Europës.

gega

“Një grup lojtarësh që ishin cilësorë janë larguar. Albin Gashi është afruar me pëlqimin tim në skuadër. Ndshjet e Europës do doja t’i luanim me dy ndeshje. Pasi nëse bën gabime në ndeshjet e para, mund t’i korrigjosh në ndeshjen e kthimit.

Hoxha dhe Telushi te Kukësi? Me gjithë pjesën që i kam pasur nën drejtimin tim te Partizani, kam marrëdhënie shumë të mira. Uroj që lojtarët e tyre të kalojnë aty ku ata duan vetë. Ne po shikojmë në Superiore për lojtarë dhe në Kosovë. Ethemi kishte 3 vite te Kukësi dhe verilindorët kanë investuar te ai. Është rritur si lojtar kjo edhe për meritë të tij. Mesa di unë, Ethemi duhet të jetë me ne edhe për ndeshjet e Europës.

Përgatitjet do i bëjmë në Tropojë, pasi e kemi të pamundur t’i zhvillojmë jashtë. Kemi Kosovën afër dhe mund të bëjmë ndonjë miqësore para ndeshjeve në Europë”, u shpreh Gega për mediat.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"