“Po sakrifikoj për ekipin”, kapiteni Batha: Ju tregoj skemën më të mirë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 16, 2021 | 16:32

“Po sakrifikoj për ekipin”, kapiteni Batha: Ju tregoj skemën më të mirë

Kapiteni Idriz Batha, ishte një nga ma të mirët në fushë, në triumfin 2-1 që skuadra e Tiranës arriti në shtëpi ndaj Kastriotit. Në prononcimin pas ndeshjes për “Gol pas Goli”, mesfushori u shpreh:

bandicam 2021-01-16 16-27-24-391

“Kjo ishte fitore për veten tonë. Kishte ardhur momenti që nuk duhet të gabonim. Ishim të ndërgjegjshëm që rëndësi kanë pikët. Këtë ndeshje zgjodhëm ta fitonim me çdo kusht. Më mirë të luajmë keq dhe të fitojmë, sesa të luanim bukur dhe mos fitonim.

Nuk e mendonim Partizanin, nga sot fillojmë dhe mendojmë për ndeshjen e radhës. Të jem i sinqertë nuk mendoj për ecurinë personale. Po sakrifikoj për ekipin. Jam i ndërgjegjshëm që kemi shumë lojtarë të rinj. Do luaj unë akoma më shumë që ata të ndihen mirë dhe komodë.

Më e mira është skema fituese, pak rëndësi ka si vendosesh në fushë. Duhet të japësh shpirtin dhe të ndihmosh shokët. Të luash me shpirtin e grupit. Numrat e skemave nuk kanë shumë rëndësi. Të gjitha skemat janë “komshije”, u shpreh Batha.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"