“Po përsëritet Tirana e vjetshme”, flet Starova: Janë vetëm 3 pikë pas Partizanit, por…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 24, 2019 | 23:14

“Po përsëritet Tirana e vjetshme”, flet Starova: Janë vetëm 3 pikë pas Partizanit, por…

I ftuar në emisionin “Pressing”, ish-trajneri i Partizanit dhe Laçit, ka folur për gjendjen aktuale të Tiranës.starova

Starova është shprehur se po përsëritet Tirana e vjetshme, dhe për këtë moment të bardhebluve ndikon presioni i madh:

“Tirana? Le të themi se është një terren i minuar. Skuadrat kanë objektiva të mëdha, sidomos Tirana që kishte ndërhyrje të mëdha në merkato. Me aq sa kam analizuar, e kam thënë që nuk është perfektë ndonëse bënë shumë blerje. Në këtë skuadër ka një ndryshim midis fazës ofensive dhe asaj defensive. Po përsëritet Tirana e vjetshme. Shënimin e golave nuk e ka aspak problem, ka vetëm tre pikë më pak se Partizani i vendit të parë, por ka pësuar 11 gola.

Kanë probleme në fazën defensive, për shkak se kanë edhe 100 vjetorin e klubit, presioni aty rritet. Në këto kushte nuk e kanë përtypur mirë humbjen në Ballsh. Kjo situatë e ka bërë atë që të jap dorëheqjen.”, u shpreh Starova.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"