“Po përgatitemi në kushte shumë të mira”, flet Canka: Dëshirojmë të shënojmë më shumë gola

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 14, 2020 | 15:45

“Po përgatitemi në kushte shumë të mira”, flet Canka: Dëshirojmë të shënojmë më shumë gola

Lushnja është ako moduar në qytetin e Sarandës që javën e kaluar dhe po zhvillon në kushte më të mira minifazën përgatitore dimërore. Skuadra e drejtuar nga trajneri Ilir Gjyla vijon të stërvitet me dy seanca në ditë, ndërsa për nesër lushnjarët kanë në program të luajnë një ndeshje miqësore me Luftëtarin, në Gjirokastër. Ky do të jetë testi i parë në kuadër të përgatitjeve të dimrit dhe stafi teknik do të shohë gjendjen e të gjithë grupit, por më shumë të atyre që kanë ardhur gjatë merkatos në skuadër.canka

Për gazetën “Panorama Sport” ka folur dje kapiteni Mikel Canka, i cili në vazhdim të kampionatit do të ketë dy partnerë të rinj, Klejdis Branicën dhe Brunild Pepën, zyrtarisht pjesë e Lushnjës. “Po përgatitemi në kushte shumë të mira dhe jemi të përkushtuar për të bërë sa më mirë këtë minifazë që do të na shërbejë shumë për pjesën e dytë të kampionatit. Jam i kënaqur me shokët e skuadrës, për regjimin, disiplinën dhe harmoninë që kemi.

Do të punojmë fort që me rifillimin e kampionatit të jemi ajo Lushnja që di të mposhtë çdo kundërshtar që i del përpara. Tashmë kemi edhe dy sulmues më shumë për pjesën e mbetur të kampionatit dhe pretendojmë të shënojmë shumë më tepër”, ka theksuar Canka, sulmuesi i njohur lushnjar që muajin e ardhshëm mbush 33 vjeç.canka

Ai është forca kryesore goditëse e skuadrës verdhejeshile. Canka ka shënuar deri tani 10 gola, ndërsa pas dëmtimit të Fatjon Sefës ai mban edhe shiritin e kapitenit te Lushnja. “Është një sezon që dua ta konkretizoj me sukses. Tani për ne kanë shumë rëndësi përgatitjet, që të nisim mbarë pjesën e dytë të sezonit. Synimi final kuptohet është që të ngjitemi në Superiore dhe për këtë dëshira dhe besimi janë në kuota të larta, duke parë grupin e futbollistëve”, ka përfunduar Canka. Veç sulmit, Lushnja ka forcuar edhe mbrojtjen me marrjen e Lundraxhiut dhe Nakos.

Alban Alushi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"