“Po nuk shënove, do pësosh”, Çoçlli: Kush shkel rregullat do ndëshkohet, disiplina…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 22, 2020 | 16:15

“Po nuk shënove, do pësosh”, Çoçlli: Kush shkel rregullat do ndëshkohet, disiplina…

Nikolin Çoçlli ka folur për mikrofonin e “Supersport”, pas humbjes së Luftëtarit nga Vllaznia me rezultatin4-0. Ai u shpreh i keqardhur për këtë humbje dhe nga gabimet në fazën defensive që sollën humbjen.

Coclli

Çfarë ka ngelur nga kjo ndeshje për ju? “Pas humbjes me Vlorën, e dinim që kjo ndeshje do të ishte e vështirë nga aspektin psikologjik. E nisëm lojën mirë, gabuam në finalizim, në fazën sulmuese, kemi problem në sulm. Lojtarët e rinj nuk janë të ambientuar me portën dhe fushën. Më pas kthehet në bumerang. Nëse gabon në sulm, do gabosh dhe në mbrojtje. Gabuan mbrojtësat dhe do ndëshkohesh. Loja ishte e ekuilibhruar në aspektin teknik. Në tentuam të ishim të gjatë në fushë. Çeduam në qarkulimin e topit. Ka një menttalitet të mirë në skuadër”.

Lika dhe Hyseni të pezulluar, a keni luks? “Po nuk shënove do pësosh ky është futbolli, por për lojtarët që kanë thyerje disiplinore do të ketë pezullime. Rregullat janë rregulla, nëse nuk stërvistesh me disiplinë, ne lojë do të kesh probleme. Është disiplina që e mban skuadrën. Nëse lojtarët janë të disiplinuar do jenë dhe në fushë të tillë”.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"