“Po negociojmë me disa sulmues”, menaxheri i Tiranës: Merkatoja nuk mbyllet me kaq, Muçi është i përqëndruar te fusha

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 15, 2021 | 10:52

“Po negociojmë me disa sulmues”, menaxheri i Tiranës: Merkatoja nuk mbyllet me kaq, Muçi është i përqëndruar te fusha

Menaxheri i Tiranës, Enton Spahiu zbuloi për mediat se klubi bardheblu po negocion me disa sulmues për t’iu bashkuar kampionëve të Shqipërisë. Ai theksoi se me përforcim në sulm, merkatoja e 25-herë kampionëve të Shqipërisë nuk mund të quhet e mbyllur.
enton spahiuuu
“Tirana kërkon sulmuesin bullgar, Ahmed Ahmedov – Është e vërtetë, por kemi pasur negociata dhe me sulmues të tjerë. Për etikë, negociatat nuk mund të tregohen, përderisa emrat nuk janë bërë publikë. Thjesht jemi në negociata me disa lojtarë, janë disa alternativa që i janë ofruar stafit teknik dhe klubeve. Do të shohim si është procedura në vazhdim.

Me sulmues mbyllet merkatoja – Nuk mund ta themi këtë, sepse drejtuesit janë gjithmonë në kërkim të alternativave për të forcuar organikën tonë. Me miratimin e stafit teknik, do të shikojmë se ç’do të ndodhë deri në fund të janarit.

Muçi- Është i qetë, i fokusuar. Në çdo minutë mendon të japë më të mirën. Ofertat nuk komentohen. Nuk është sekret që ka interes të madh për të.

Replikë me Shkëndijen – Absolutisht asnjë përgjigje”, u shpreh menaxheri i Tiranës, Enton Spahiu.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"