“Po ndjekim disa lojtarë të rinj, duam ta ngremë futbollin shqiptar”, flet Reja: Ju tregoj pse nuk mund të vij në Shqipëri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 3, 2020 | 16:37

“Po ndjekim disa lojtarë të rinj, duam ta ngremë futbollin shqiptar”, flet Reja: Ju tregoj pse nuk mund të vij në Shqipëri

Edi Reja duhet të ishte në Shqipëri ditën e sotme , por për shkak të shpërthimit të pandemisë dhe mbylljes së kufijve të Shqipërisë me vendet  BE-së, e ka detyruar atë që të mos jetë në vendin tonë. Mbyllja e kufijve e ka ndaluar Rejën në Itali, teksa i janë prishur edhe planet, që ai kishte për një grumbullim me lojtarë të rinj, të cilët më pas ndoshta do të ishin pjesë e ekipit të parë kombëtar.edi reja

Një në prononcim të dhënë për “Top Channel”, Reja është shprehur se kjo mbyllje e kufijve i ka prishur të gjitha planet, teksa shton se do duhet të presë edhe disa ditë për të kuptuar se çfarë do të ndodhë.

“Duhet të isha sot ne Tiranë, pasi kisha organizuar një grumbullim me të gjithë të rinjtë e kampionatit vendas. Ky grumbullim është një pjesë e një programi që do të zgjasë me vite, por për fat të keq na ndodhi kjo mbyllje e kufijve surprizë që do të na duhet të presë edhe 15 ditë për të kuptuar nëse do të mundem të vij atje apo jo. Megjithatë nëpërmjet video konferencave ne qëndrojmë në kontakt me të gjithë stafin dhe diskutojmë rreth lojtarëve që kemi dhe atyre që po mbajmë nën vëzhgim, por do të të donim të ishim më në brendësi të futbollit shqiptar, për të parë elementët që janë mes viteve 2000 deri në vitet 2005”, u shpreh fillimisht Reja.

“Jam duke ndjekur djem të rinj nga kampionati shqiptar dhe kampionate të tjerë, Zvicra, Franca, por ka edhe disa lojtarë në Gjermani që po ndjek. Nuk janë të njohur ende dhe unë nuk mund t’i them emrat, pasi ka probleme me dokumentacionet e tyre sepse janë shqiptarë por kanë lindur në shtete të tjera dhe janë pjesë e kombëtareve kua ata kanë lindur, për këtë arsye është pak delikate të flasësh për këtë gjë.

Do të mblidhemi në një video konferencë me të gjithë trajnerët e sektorit të të rinjve dhe do të shohim se si është situata. Programi vazhdon edhe po nuk jam unë aty. Më pas do të njihemi me zgjedhjet e bëra. Do të zhvillohen ndeshje që ne do të na i dërgojnë dhe ne do t’i shohim.edi reja

Një pjesë të tyre e njohim dhe një jo. Objektivi ynë do të jetë që ne të grumbullojmë lojtarë që luajnë në Shqipëri për të kuptuar më tepër ca prodhon ai futboll atje. Kemi si synim që të përmirësojmë nivelin teknik të futbollit shqiptar. Me këtë nuk dua të them që jam unë më i miri, por 35 vite trajner më kanë krijuar një eksperiencë të mjaftueshme.

Më vjen keq për situatën e krijuar nga pandemia dhe shpresoj që edhe ju shqiptarët të filloni të mendoni  për ruajtjen e distancimit të sigurisë, mbajtjen e maskave dhe larjen e duarve. Shoh këtu në Itali në Friuli, njerëz që dalin me maska ne fytyrë, në bare është distanca e sigurisë. 2- 3 ditë më parë shkova në plazh dhe respektohej distanca. Për sa kohë që nuk ka vaksinë, ky virus qarkullon dhe duhet të tregojmë kujdes.”, përfundoi Reja.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"