“Po ndihet lodhja, por më kënaqin pikët”, Hansi Flik: Duhet të analizojmë gjendjen tonë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 5, 2020 | 22:55

“Po ndihet lodhja, por më kënaqin pikët”, Hansi Flik: Duhet të analizojmë gjendjen tonë

Trajneri i Bajernit, Hansi Flik, nuk ishte shumë i kënaqur me lojën e skuadrës së tij në ndeshjen ndaj Hertës së Berlinit. 55-vjeçari tha se ekipi mund të bënte më shumë, duke parë që ishte dy herë në avantazh.
flik
“Na duhet të analizojmë gjithë situatën me kujdes. Vijmë nga një pushim i shkurtër dhe kjo ka bërë që në dy ndeshjet e fundit të ndihet lodhja. Nuk është e lehtë për futbollistët dhe për mua. Gjithsesi, mendoj që gjërat do të ndryshojnë dhe ndeshje si sot nuk do të shohim më, edhe pse më duhet të përgëzoj kundërshtarin i cili bëri një ndeshje të madhe”, tha Flik që më pas shtoi dy fjalë edhe për paraqitjen e Levandovskit. “Të gjithë i dimë aftësitë e tij. Në ndeshje të tilla ai është gjithmonë i rëndësishëm për skuadrën. Sot (dje) tregoi se mund ta zgjidhë një ndeshje i vetëm”, tha Flik.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"