“Po mendoja të shënonim golin tjetër në derbi”, Muçi: Nuk më tremb shifra 500 mijë euro, e kam idenë kush më kërkon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 11, 2020 | 17:22

“Po mendoja të shënonim golin tjetër në derbi”, Muçi: Nuk më tremb shifra 500 mijë euro, e kam idenë kush më kërkon

Futbollisti i Tiranës Ernest Muçi beson se është gati të kalojë në një kampionat të huaj pas paraqitjeve pozitive në këtë sezon me klubin bardheblu.
Muci
Në një prononcim për “Zona Gol” të “Supersport”, sulmuesi 19-vjeçar bardheblu, i cili barazoi në minutat ndaj Partizanit dje në derbi, u shpreh se asisti në golin e fitores në derbin e 13 dhjetorit 1-2 e gëzon më tepër.

“Sezoni – Edhe kur jam titullar, dua të luaj më shumë. E vendos trajneri, e di ai sa duhet të luajë. Mundohem të bëjë më të mirën kur jam në fushë.

Goli i barazimit me Partizanin – Isha shumë i lumtur. Po shikoja minutat, ishte minuta e 92-ë, po mendoja të merrnim topin dhe të realizonim golin tjetër.

Goli më i bukur në derbi – Më ka pëlqyer goli i 5-1 në goditje dënimi. Por më shumë më ka gëzuar asisti për Kobinanë, sepse ishte ai dha fitoren në fund në derbi.

Kam që 16 vjeç në këtë ekip, jam mësuar me këta djem. Jam mësuar me përkëdheljet.

Vlera e tij 500 mijë euro – Shifrat nuk më trem, më gëzon që është shifër e lartë. Jam gati për një kampionat më të fortë. Meqënëse kam moshë të vogël, besoj do të më ndihmojë shimë të jem në një kampionat më të fortë. Është eksperiencë më e mirë.

Klubet e interesuara për të – Idenë e ekipeve e kam, por do dhe dy javë të hapet merkatoja”, u shpreh Muçi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"