Po martohet me ish-gruan modele të drejtuesit aktual të Juventusit, Andrea Anjeli drejt altarit për herë të dytë
Andrea Anjeli duket se po shfrytëzon në maksimum kohën larg futbollit, pas përjashtimit që i është bërë si një nga personat e përfshirë në çështjen e skandalit të plusvalencave te Juventusi. Ish-presidenti i bardhezinjve pritet që shumë shpejt të kurorëzohet në martesë me ish-modelen turke Deniz Akalin.
Sipas “Chi”, dasma është planifikuar që të zhvillohet shumë shpejt, gjatë kësaj pranvere, për të zyrtarizuar një lidhje e cila zgjat që nga viti 2015. Një dasmë ku pritet të jenë shumë të ftuar të njohur në klubin bardhezi, mes të cilëve edhe Xhixhi Bufon i cili është kumbari i një prej vajzave të çiftit.
Kjo është martesa e dytë e Anjelit, i cili ishte i martuar më parë me anglezen Ema Uinter, me të cilën ka gjithashtu dy fëmijë. Prej 8 vitesh ai është përkrah ish-modeles turke, e cila ka gjithashtu një divorc të mëparshëm. Ajo ka qenë e martuar me Françesko Kalvo, drejtorin aktual sportiv të Juventusit, dikur një nga miqtë më të ngushtë të Anjelit.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"