Po lufton me kancerin, Van Gal siguron tifozët: Do të jem në Katar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 5, 2022 | 16:22

Po lufton me kancerin, Van Gal siguron tifozët: Do të jem në Katar

Legjenda e trajningut, Luis van Gal, tregoi se kishte kancer të prostatës. Trajneri i portokallinjve dhe ish-trajneri i Bajernit tregoi këtë të diel në televizionin holandez për sëmundjen e tij.

Van Gal

Ai u diagnostikua në fund të vitit 2020 dhe terapia filloi një vit më vonë. Ai kishte pasur “trajtim të madh” dhe ishte trajtuar me kujdes.

“Më lejuan të hyja dhe të dilja nga hyrja e pasme. Dhe nëse shkoja në një takim, më lejuan menjëherë të shkoja në një dhomë tjetër”, tha 70-vjeçari që shtoi: “Ju ua thoni edhe miqve dhe të afërmve, por kjo tregon diçka edhe për familjen time që e mbajnë sekret”, tha ai për “Humberto” në “RTL 4”.

Në gusht të vitit 2021, 70-vjeçari nënshkroi për herë të dytë si trajner i kombëtares holandeze.

“Gjatë kohës si trajner i kombëtares, shkoja në spital çdo natë pa e ditur lojtarët. Sëmundja është e rëndë, por nuk më tremb. Jeta është një luftë dhe nuk më mbetet gjë tjetër veçse të luftoj. Kam marrë shumë mesazhe këto ditë dhe kjo është diçka fantastike, më jep shpresë dhe kurajë për ta mundur këtë sëmundje të keqe, por unë nuk dorëzohem dhe do të bëj gjithçka për të qenë në Botëror”, tha tekniku holandez.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"