“Po largohem pa dëshirën time, kam dhënë shpirtin për fanellën dhe nuk i meritoja këto”, Canka e mbyll me Lushnjën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 19, 2020 | 14:30

“Po largohem pa dëshirën time, kam dhënë shpirtin për fanellën dhe nuk i meritoja këto”, Canka e mbyll me Lushnjën

Sulmuesi, Mikel Canka largohet nga Lushnja. Këtë e ka komunikuar vetë futbollisti nëpërmjet një posti në profilin e tij zyrtar.

canka

Canka shkruan se po largohet kundër dëshirës së tij, por duke shtuar se kishte dhënë shpirtin për fanellën e Lushnjës dhe nuk mund të pranonte padrejtësitë në kurrizin e tij.

“Të dashur miq dhe dashamirës të ekipit tonë të zemrës, Lushnja . Doja të ju bëja me dije që nga sot nuk jam me pjesë e ekipit. Dhe pse kundra dëshirës sime! Kisha menduar një fund ndryshe, por shumë të papritura dalin rrugës. E mora vetë këtë vendim, se nuk mund t’i pranoj padrejtësitë në kurrizin tim.

Sepse kam dhënë shpirtin për ato ngjyra. Nuk dua të flas më tepër seç më takon, kështu që i uroj shumë suksese ekipit të Lushnjës. Një ditë do doja që ekipi im i zemrës të jetë sa më lart, aty ku i takon dhe stadiumi të mbushet si në kohet e bukura gjatë këtyre viteve që kemi pushtuar çdo vend të Shqipërisë.

Është paksa shpejt për të të thënë lamtumirë. Dhe kam menduar ta vazhdoj karrierën akoma, sa të më jepet mundësia e për aq kohë që do jem këtu. Një falënderim për më të mirët në vend, Ultras DELEGATËT. Kurrë mos ju ndani ekipit, mbështeteni siç dini ju dhe mos lejoni që fanella e Lushnjës të shëtitet sa për sy e faqe. Me respekt, Mikel Canka.”, shkruan sulmuesi.
118177801_637542943834196_5764257208488082571_n

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"