Po kthehet përsëri si në vitet e arta, Latifi: Ndihmon edhe filozofia e trajnerit, por kemi një problem

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 18, 2021 | 22:28

Po kthehet përsëri si në vitet e arta, Latifi: Ndihmon edhe filozofia e trajnerit, por kemi një problem

Liridon Latifi duket se pak nga pak po kthehet në nivelet e viteve të kaluara, kur shkëlqente me fanellën e Skënderbeut duke fituar edhe ftesën në përfaqësuesen shqiptare. Lojtari është kthyer te Vllaznia dhe në ndeshjen e sotme ndaj Dinamos, ishte ndër më të spikaturit në fushë me shpërthimet e pasimet e tij.

latifi

Për “SuperSport” , pas sfidës ai theksoi se këtë pritshmëri nuk e shihte si trysni ndaj tij.

“Nuk kam asnjë presion, e marr pritshmërinë si motivim dhe më kanë ndihmuar shumë të gjithë tifozët për të rritur nivelin dhe shpresoj që të arrij më shumë se atë që kam për momentin.

Edhe filozofia e Vllaznisë si skuadër dhe trajnerit ndihmon se e nëse ka trajner mbrojtës, ndryshon sistemi. Besoj se kam bërë mirë deri tani.

Besoj se jemi pretendentë dhe po e tregojmë në fushë. Kemi bërë ndeshje të mira e shënuar shumë. Kjo ka shumë rëndësi, por ka probleme që pësojmë më shumë se duhet. Nuk kemi qenë të vëmendshëm në disa raste të caktuara por ky është futbolli.

Objektivat e mia janë të luaj në një kampionat tjetër se edhe puna e financave është e rëndësishme dhe janë nivelet më të larta. Mendoj se mund të mbërrij e luaj në nivele më të larta. Por ato eksperiencat në vitet e kaluara nuk kanë qenë ndoshta të mira për mua dhe kjo është arsyeja ndoshta pse nuk kam “ndezur” me pak fjalë”, tha Latifi pas duelit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"