“Po këta, nuk paskan ngrënë trahana sot?!”, batuta epike në Apolonia-Kukësi. Ja pikantet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 21, 2021 | 22:37

“Po këta, nuk paskan ngrënë trahana sot?!”, batuta epike në Apolonia-Kukësi. Ja pikantet

“Panorama Sport” iu sjell më poshtë pikantet e ndeshjes mes Apolonisë dhe Kukësit në Fier, e cila u mbyll me fitoren e verilindorëve me rezultatin 1-3.

apolonia

* Apolonia vazhdon të mos e njohë shijen e fitores me verilindorët: 3 barazime dhe 5 humbje për fierakët në 8 takimet mes tyre.

* Presidenti Kokëdhima ka takuar në fushë lojtarët e Apolonisë, pasi ata kishin përfunduar nxehmjen para ndeshjes.

* Një tifoz fierak ka bërtitur: “Para Apolonia!” në fillim të ndeshjes, ndërsa në përfundim të pjesës së parë, po i njëjti tifoz ka lëshuar batutën epike për lojtarët e skuadrës fierake: “Po këta, nuk paskan ngrënë trahana sot?!”

* I riu Ergys Peposhi është dëmtuar në minutën e dytë dhe Hallaçi e ka motivuar 20-vjeçarin: “Hajde Pepo, forca!”

* Trajneri i U-19, Bledar Borova, është pjesë e stolit fierak dhe shpesh aktiv që nga pankina. Në minutën e tretë, Borova i ka thirrur Zaimajt: “Je shumë i mbyllur, Zaim!”

* Ndryshe nga Borova, trajneri i U21, Nikolin Çoçlli, e ndjek gjithmonë ndeshjen nga tribuna, siç ka bërë edhe këtë herë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"