Po kalon një situatë të vështirë te Arsenali, Granit Xhaka në “radarët” e Milanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 6, 2019 | 18:22

Po kalon një situatë të vështirë te Arsenali, Granit Xhaka në “radarët” e Milanit

Granit Xhaka po kalon një periudhë shumë të vështirë te Arsenali, për shkak të ngjarjeve të ndodhura në ndeshjen kundër Kristal Palasit.XHAKAA

Pikërisht në këtë sfidë, mesfushori u thirr për tu zëvendësuar nga trajneri Emeri, por gjatë kohës që po largohej nga fusha e lojës, në drejtim të tij kishte fishkëllima të shumta nga tifozët, me lojtarin që vendosi dorën te veshi, dhe iu kërkoi tifozëve ta bënin më fortë, me ironi, dhe më pas hoqi bluzën dhe u largua në drejtim të dhomave të zhveshjes.

Emeri vendosi ta lejë jashtë skuadrës në ndeshjet e fundit, teksa i kanë hequr edhe shiritin e kapitenit, të cilin tashmë e mban Obamejang. Në Angli janë të sigurt që merkaton e janarit, lojtari do të largohet nga “Topçinjtë”.Xhaka kapiten Arsenali

Së fundmi në skenë ka dalë edhe Milani, te cilët mund të provojnë ta afrojnë Xhakën në ekipin e tyre. Sipas asaj që shkruan “Calciomercato”, kuqezinjtë po e vëzhgojnë me kujdes situatën e mesfushorit, dhe në të ardhmen mund të provojnë ta transferojnë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"