Po kalon një periudhë të vështirë te Boka Zhuniors, De Rosi merr vendimin për të ardhmen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 18, 2019 | 16:23

Po kalon një periudhë të vështirë te Boka Zhuniors, De Rosi merr vendimin për të ardhmen

Daniele De Rosi po realizon një nga ëndrrat e tij të fëmijërisë, e cila ka qenë të luajë një ditë për Boka Zhuniors.DE ROSI

Mesfushori kaloi te argjentinasit në merkaton e verës, ku iu bë edhe një pritje madhështore nga tifozët e këtij klubi. Megjithatë aventura e lojtarit te Boka Zhuniors nuk ka ecur në mënyrën më të mirë të mundshme, kjo për shkak të dëmtimeve që e kanë shoqëruar vazhdimisht.

Pikërisht për shkak të periudhës së vështirë që po kalon, filluan të qarkullojnë shumë lajme se ai do të largohet. Italiani ka vendosur që të vazhdojë aventurën me Boka Zhuniorsin, të paktën deri në marsin e vitit 2021. DE ROSSI

De Rosi ka folur me drejtuesit e klubit, dhe është marrë një vendim që lojtari të vazhdojë karrierën te argjentinasit, deri në muajin mars të vitit 2021, duke i dhënë kështu fund të gjitha zërave që flisnin për një largim të tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"