Po kalon një periudhë jo shumë të mirë, sulmuesin shqiptar e kërkojnë në Portugali

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 26, 2020 | 14:37

Po kalon një periudhë jo shumë të mirë, sulmuesin shqiptar e kërkojnë në Portugali

Donis Avdiaj nuk po kalon një periudhë shumë të mirë, teksa është përballur me probleme të shumta këtë sezon.

RUxNODMzODI4MTk=

Lojtari ndërpreu kontratën me skuadrën turke të Trabzonsporit në janar, duke dalë si një lojtar i lirë, ndonëse aty kishte vetëm 6 muaj. Pasi u largua nga skuadra turke, Avdiaj vendosi të kalojë në Skoci, ku firmosi me skuadrën e Herts Midlothian.

Megjithatë edhe këtu sulmuesi zhvilloi vetëm 3 ndeshje, për shkak të shpërthimit të Koronavirusit dhe pezullimit të futbollit. Tashmë një skuadër beson shumë në aftësitë e Avdiajt dhe dëshiron ta kenë pranë tyre. Bëhet fjalë për portugezët e Bragës, të cilët sipas “A Bola”, interesohen për sulmuesin kosovar dhe duan ta marrin në ekipin e tyre.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"