Po kalon një moment aspak te mirë, Elbasani e sheh shpëtimin te…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 6, 2019 | 16:38

Po kalon një moment aspak te mirë, Elbasani e sheh shpëtimin te…

Duke parë situatën aspak të mirë që po kalon, klubi i Elbasanit do ta ketë të vështirë të krijojë një ekip pretendent për sezonin e ardhshëm. Aktualisht, flitet vetëm për një ekip mesatar në Kategorinë e Parë, që të paktën të mos e vërë në diskutim mbijetesën, ndonëse deri në fund shpresat për të formuar një Elbasan konkurrues nuk do të humben.

Elbasani

Gjithsesi, drejtuesit e Elbasanit e kanë në kokë një plan për t’i paraprirë çdo lloj situate të mundshme sezonin e ri, për të bërë afrime pa shumë sforco dhe për më tepër me sa më pak kosto, ndonëse për cilësinë mbetet për t’u parë. Bëhet fjalë për afrimin e futbollistëve në formë huazimi për gjashtë muaj apo qoftë edhe për një sezon të plotë.

Drejtuesit verdheblu kanë marrëdhënie të mira me klubet elitare të futbollit shqiptar, për shkak edhe të traditës që kanë dhe pikërisht këtë fakt pritet ta shfrytëzojnë në favorin e tyre gjatë merkatos së verës. Burimet pranë gazetës pohojnë se bisedat e para janë bërë, por nuk mund të dilet në emra konkretë, sepse do të shihet se cilët futbollistë nuk do të jenë të vlefshëm për këto ekipe. Për momentin kjo shihet si mënyra më e lehtë për forcimin e skuadrës, por deri kur të vijë koha për të ndërhyrë në të tillë formë, në Elbasan presin zgjidhjen e problemit të aksioneve.

VLADIMIR MEMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"