“Po ‘kalben’ në stol”, bosi i Frankfurtit kritikon Rebiçin dhe Luka Joviç pas largimit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 17, 2019 | 23:34

“Po ‘kalben’ në stol”, bosi i Frankfurtit kritikon Rebiçin dhe Luka Joviç pas largimit

Te Frankfurti një hero, në klubin e ri një dësh tim. Për 26-vjeçarin kroat, Ante Rebiç, kalimi te Milani nuk është shpërblyer. Ai ka luajtur vetëm 63 minuta me skuadrën e italiane që nga fillimi i kampionatit. Presidenti i skuadrës gjermane tha për “Bild” se ish-lojtari i tij u gënjye nga emri i Milanit.

rebic

“Të them të drejtën, më habiti shumë fakti që donte të largohej me patjetër te Milani. Nuk e di se cilat janë qëllimet e tij, por faktet flasin qartë që ai ka humbur orientimin. Nuk do të jetë aspak e lehtë për të këtë. Siç po e shihni, minutat e tij janë të pakta.

Të përfundosh nga titullar, në një lojtar që ngroh stolin, nuk pranohet”, tha Volfgang Shtoiber. Kujtojmë se situata e Milanit është shumë e rënduar me italianët që shkarkuan trajnerin vetëm një javë më parë për rezultate të dobëta. Në vendin e tij erdhi Stefano Pioli, ky i fundit ishte edhe arsyeja pse  kroati iku nga Fiorentina në 2017-ën për t’u rikthyer për herë të dytë në Frankfurt.

regular-16-9

Ndaj për këto dhe shumë arsye të tjera, mund të themi se kalimi i Rebiç te Milani ishte një dështim i madh. Edhe pse drejtuesit e klubit gjerman do të presin ende për të parë se si do të jetë sezoni i tij në Itali. Jo vetëm Rebiç, por edhe ish-shoku i tij i skuadrës në Gjermani, Luka Joviç, që u transferua në Madrid për 60 milionë euro është duke kaluar një formë jo të mirë. Ai po pret ende për golin e tij të parë me Realin në kampionat.

Kritikat për serbin janë edhe më të mëdha nga presidenti Shtoiber. “Luka duhet të gjejë një mënyrë për të dalë nga ajo situatë. Edhe për të nuk do të jetë e lehtë. Fatkeqësisht është duke vuajtur presionin e parave. Kur blen një lojtar me shuma të tilla, pritshmëritë janë edhe më të mëdha”.

Por numri një i klubit gjerman nuk kërkon kurrsesi që karriera e dy ish-futbollistëve të tij të shkojë dëm dhe u uron atyre një rritje sa më të shpejtë. “Shpresoj shumë për të dy që të gjejnë lumturinë e tyre. Ata kanë dhënë shumë për këtë skuadër dhe tifozët kanë qenë të lumtur kur ata luanin me ne, por rrugët tona janë ndarë dhe tani janë ata përcaktuesit e fatit të tyre”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"