“Po jetoj një ëndërr”, Nojer: Bajerni më bëri më të mirin në botë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 1, 2020 | 20:43

“Po jetoj një ëndërr”, Nojer: Bajerni më bëri më të mirin në botë

Ai është duke kalu ar formën e jetës, edhe pse është 34 vjeç. Manuel Nojer është pa dyshim shtylla e skuadrës më të mirë në botë për momentin, Bajernit të Mynihut. Në ndeshjen e sotme ndaj Atletikos, portieri gjerman nuk do të jetë në fushë pasi trajneri Hansi Flik e la në shtëpi për të rikuperuar energji.

Nojer

Nojer foli për faqen zyrtare rreth paraqitjeve të tij si dhe për nominimin si portieri më i mirë në botë. “Sigurisht që do ta shoh ndeshjen nga televizori. Një pushim ishte i nevojshëm dhe tani me objektivin e arritur mund t’ia lejojmë vetes diçka të tillë. Do të rikuperoj energjitë dhe do të jem gati për ndeshjen në fundjavë ndaj Lajpcigut”, tha Nojer.

FORMA E MIRË – “Mendoj që meritë për paraqitjet e mia kanë edhe shokët e skuadrës ashtu si dhe përgatitësit e portierëve. Punoj përditë me njerëz të përkushtuar dhe profesionist. Po kaloj një moment të mirë për shkak se punën e bëj me pasion. Jam duke bërë atë që kam ëndërruar që i vogël. Shokët e skuadrës janë treguar të gatshëm për të kontribuar në paraqitjet e mia, jemi një grup i bashkuar dhe luajmë të gjithë për të ndihmuar njëritjetrin”.

NOMINIMI SI PORTIERI MË I MIRË – “Ndihem i nderuar që jam pjesë e portierëve më të mirë në botë. Ashtu siç e thashë edhe më parë, një meritë kanë shokët e skuadrës. Pa ta asgjë nuk do të ishte e mundur. Çmime të tilla të japin një ndjesi të veçantë pasi puna që ke bërë duket se po vlerësohet. Por, kjo nuk do të kishte ndodhur nëse skuadra nuk do të kishte fituar Champions-in, ky titull do të shkojë edhe për ta”.

PËR KAMPIONATIN – “Për momentin, duket se po vuajmë pak dhe kjo është normale. Kampionati nuk është kurrë i lehtë dhe mund të them që skuadrat janë rritur shumë. Mungesa e tifozëve ka pasur një ndikim pozitiv në skuadrat që vijnë e luajnë në Mynih, kjo pasi presioni ka qenë më i ulët për ta”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"