“Po humb dhe vazhdon bën fenomenin”, si Rebiç u hakmor ndaj provokimit të Sheznit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Korrik 10, 2020 | 15:32


“Po humb dhe vazhdon bën fenomenin”, si Rebiç u hakmor ndaj provokimit të Sheznit

Në skenarin e pabesueshëm të së martës në “San Siro” nuk ishte spektakolare vetëm loja e të dyja skuadrave në fragmente të ndryshme të ndeshjes, por edhe përplasjet ironike dhe thumbuese në fushë, që tashmë mund të dëgjohen lehtësisht mes futbollistëve, falë edhe shkretëtirës në tribuna, e pasurojnë edhe më tepër duelin mes Milanit dhe Juventusit. Teksa kanë kaluar gati 48 orë nga zhvillimi i ndeshjes, rrjeti “DAZN”, i cili transmetoi takimin, ka sjellë në vëmendje një tjetër përplasje ironike që ndoshta juventinët duhet ta kishin shmangur.1225385352.jpg.0

Pasi Kristiano Ronaldo provoi të nervozojë Zlatan Ibrahimoviçin në momentin e goditjes së penalltisë nga ana e suedezit (iu drejtua Sheznit: “E njeh këtë apo jo, pritja”!), milanisti iu kundërpërgjigj duke shënuar gol dhe duke i bërë gjestin e llafazanit drejtuar CR7-ës, edhe portieri polak i Juventusit mësohet se ka bërë një autogol personal. Siç tregon një video e bërë virale ditën e djeshme në Itali, Vojceh Shezni, në momentin që skuadra e tij ishte në avantazh 2-0, ka pasur diçka për t’i thënë Ante Rebiçit: “Po humb 2-0 dhe vazhdon të bësh fenomenin”.

Por sulmuesi i Milanit, edhe pse e mori të qartë mesazhin, jo vetëm që nuk u nervozua, përkundrazi, pas ngushtimit të diferencës nga ana e Ibrës, por edhe pas golave të përmbysjes së Kesit e Leaos, që dërguan shifrat në 3-2, mbylli ndeshjen me golin e katërt. Festimi i tij, me dorën te veshi, sikur kërkonte që të dëgjonte diçka, ndoshta i referohej pikërisht Sheznit dhe juventinëve që po vuanin në stol përmbysjen e turpshme dhe hakmarrjen e firmosur nga të gjithë milanistët, përfshirë edhe Rebiçin.The-incredible-sinking-of-Juventus.img

BOMBERI REBIÇ – Duke mbetur te Milani dhe sulmuesi kroat, të cilin kuqezinjtë duan ta shlyejnë sa më shpejt që të jetë e mundur nga Frankfurti, Rebiçin e vlerësojnë edhe statistikat. Ballkanasi, me 10 golat e shënuar në fazën e dytë, është sulmuesi i tretë më i fortë i 10 viteve të fundit, në këtë hark kohor dhe të mendosh që sezoni nuk ka përfunduar ende. Pas Ibrës me 14 gola në sezonin 2011-2012 dhe Balotelit me 12 gola në 2012-2013-ën, Ante Rebiç është golashënuesi i tretë më i mirë i Milanit në fazën e dytë të sezonit (në të njëjtën kuotë me Karlos Bakën në 2015-2016-ën). Por duke parë se nga fundi i kampionatit ka edhe 7 ndeshje për t’u luajtur deri në fund, 26-vjeçari mund të thyejë jo vetëm Balotelin, por edhe Ibrën.

Përgatiti: JETON STAMOLLA




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com