Po heziton me rinovimin, Parisi gati të mbulojë me “ar” yllin e Realit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 17, 2020 | 9:52

Po heziton me rinovimin, Parisi gati të mbulojë me “ar” yllin e Realit

Serxhio Ramos pritet të largohet nga Reali i Madridit për të vazhduar karrierën në një tjetër skuadër. E sigurt për këtë është e përditshmja madrilene “AS”. Sipas saj, kapiteni dhe klubi “los blancos” janë shumë larg rinovimit. Kontrata e Ramosit skadon më 30 qershor të vitit tjetër.

RAMOS KAVANI

Real Madrid pranon të zgjasë bashkëpunimin edhe për një tjetër vit, por duke përfshirë disa klauzola dhe sigurisht ulje të përfitimeve të futbollistit. Kjo nuk pritet të pranohet nga mbrojtësi spanjoll, që për të qëndruar në skuadër pretendon të paktën një kontratë 2-vjeçare duke parë edhe moshën e tij, diçka që nuk pranohet nga klubi madrilen. Megjithatë, gjigantët francezë të PSG-së janë gati të plotësojnë kushtet e futbollistit spanjoll.

ramos

Po sipas “AS”, kampionët francezë ofrojnë 20 milion euro në sezon për një kontratë 3-vjeçare çka do të çonte në 60 milion euro në tre vite në Paris për mbrojtësin. Shifra stratosferike këto për një futbollist 34-vjeçar edhe pse me një karrierë dhe eksperiencë të madhe në fushën e blertë. Ndërkohë, interes për Ramosin kanë shfaqur edhe skuadrat nga Premier Liga apo nga Seria A italiane që do të ishin të gatshme të rrëmbenin lojtarin edhe pse jo me këto shifra.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"